Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, tha se koronavirusi është një ndër “sëmundjet më të tmerrshme që kam parë gjatë gjithë viteve të mia të punës”.
E ftuar në emisionin “Open”, Najada Çomo u shpreh se nuk ka menduar kurrë se COVID-19 po largohej nga Shqipëria, ndërsa tha se qytetarët duhet ët ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës.
“Tre muajt e izolimit kanë qenë muaj intensivë punë dhe unë asnjëherë nuk kam menduar se po ikte COVID nga Shqipëria. Kur je brenda e kupton që nuk mund të jesh kaq optimiste.
Unë jam pro hapjes dhe se anëtare e komitetit teknik, kam qenë pro mbylljes e pro hapjes, por e mirë kontrolluar dhe mirë menaxhuar nga popullata. Hapja është një gjë e domosdoshme, por nuk do të thotë që ti të fitosh lirinë dhe liria jote të cenojë shëndetin e shumë të tjerëve.
Kjo po ndodh tani. Duhet ndryshuar mënyra e jetesës. Kjo është sëmundja më e tmerrshmja që kamë parë në të gjithë historinë e punës sime. Sëmundje e frikshëm që ka shumë të papritura dhe ti kujton se sot e ke vënë gjithçka anë vijë dhe pas një orë ka ndryshuar çdo gjë. Është e tmerrshme në shenjat klinike, në përhapjen, në komplikacionet që jep, në vuajtjet që ka një person dhe për shkakun e fatalitetit që ka sëmundja në raport me të tjerat”, tha Çomo.