Shkup, 31 tetor – Gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar sot është shtyer për shkak të mungesës së të akuzuarit Sashko Markovski, i cili është mbajtur në spital, pasi që në seancën e djeshme iu përkeqësua gjendja dhe u thirr ndihma e shpejtë.
Në sallën e gjykatës nuk janë sjellë edhe të akuzuarit e tjerë të cilët ndodhen në paraburgim.
“Duke pasur parasysh se Sashko Markovski është hospitalizuar dhe nevojiten edhe disa analiza, shtyhen seanca e sotme dhe seanca e caktuar për nesër. Gjykimi vazhdon më 2 nëntor në orën 10:00”, deklaroi kryetarja e këshillit gjyqësor, Dobrilla kacarska.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me rishikimin e video xhirimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend.
Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsejt 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhimovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.