Kjo është një familje që vuan nga një prej sëmundjeve më të rralla dhe kanë ngelur xhuxha. Ram Raj 52 vjeç, ka 11 të afërm, 8 prej të cilëve janë xhuxha. Ai punon si një mikpritës dasmash. “Gjithë njerëzit na shohin çuditshëm në rrugë dhe mblidhen rrethnesh”, tregon ai. Familja vuan nga sëmundja e quajtur “Achondroplasia”.