Një 6-vjeçare ka lindur me një sëmundje të rrallë të lëkurës dhe ka nevojë për trajtim me lazer çdo dy muaj deri sa ajo të mbushë 16 vjeç. Por ky trajtim i nevojshëm për të i ka shkaktuar asaj shenja në fytyrë. Matilda Callagan vuan nga një gjendje e rrallë neurologjike dhe e lëkurës dhe sindroma quhet Sturge-Weber.
Ajo ka nevojë që ta trajtojë atë në mënyrë që të mos zhvillohet më tej. Vajza nga Leight, Greater Manchester, i është nënshtruar 30 operacioneve për gjendjen e saj. Prindërit Paul dhe Rebecca kanë shpenzuar deri tani 50.000 pound dhe 18 muajt e fundit janë përpjekur të përshtatin shtëpinë për vajzën e tyre në mënyrë që t’ja lehtësojnë asaj jetën.
Vajza kishte lindur me dy vrima në zemër dhe një qese në fytin e saj. Shenjat që gjithashtu i kishin mbuluar anën e djathtë të trupit të saj, ndikonin tek truri. Ajo nuk është në gjendje që të ecë apo të flasë për shkak të kësaj gjendje.