Sëmundja e gjykatëses e anuloi seancën për “Total”

Shkup, 3 tetor  – Për shkak të sëmundjes të gjykatëses Sovçe Gavrillova Efremova është anuluar seanca e sotme për lëndën “Total” e PSP-së, në të cilën është i akuzuar Dragan Pavlloviq-Llatas. Pavlloviq-Llatas është i akuzuar për fshehje të tatimit në vlerë prej 121.414 euro, përmes personave juridikë “Total marketing” SHPKNJP, “Total media centar” dhe “Medijamaks” dhe 63.032 euro si person fizik.

Seanca e fundit për këtë lëndë u anulua për shkak të ndryshimit të strukturës pronësore të personit juridik “Medijamaks”, që së bashku me gazetarin Dragan Pavlloviq-Llatas dhe personat juridik “Total marketing” dhe “Total media centar” ngarkohen për fshehje të tatimit.