Dhuna në bazë gjinore është formë brutale e diskriminimit dhe shkeljes së të drejtave themelore të të gjitha viktimave . Ky është edhe shkaku edhe pasoja e pabarazisë gjinore dhe marrëdhënieve jo të barabarta të forcave mes njerëzve. Ky fenomen në masë të madhe mbetet i padenoncuar. Bashkimi Evropian i pranon referencat për strategjinë e re për mosdiskriminimin sipas Konventës së Stambollit.
Këtë sot e theksoi drejtuesi i sektorit për bashkëpunim pranë delegacioni të Bashkimit Evropian, Nikolla Bertolini në seminarin në kuadër të komponentës nacionale të programit të BE-së dhe KB-së për gra “Stop dhunës ndaj grave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi: Implementimi i normave, ndryshimi i opinioneve” i financuar nga BE-ja.
Theksoi se BE-ja do të vazhdojë të punojë me Qeverinë në miratimin e ligjit për parandalim të dhunës ndaj grave dhe ka shfaqur shpresë se kjo do të ndodhë së shpejti.
“Ekzistojnë vetëm katër strehimore në vend. Mekanizmi për mbrojtje juridike nga diskriminimi duhet të funksionojë në mënyrë shumë më të mirë. As Avokati i Popullit, as trupat e tjerë nuk mbajnë procesverbale përkatëse për ankesat në bazë të diskriminimit gjinor. Njësiti për barazi gjinore pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale edhe më tej nuk ka mjaft mjete dhe ka kapacitete të kufizuara që ta zbatojnë ligjin e ri për barazi gjinore dhe jodiskriminim gjinor. Ekziston mungesë e përgjithshme e vullnetit politik për trajtim të këtyre stereotipeve”, tha Bertolini.
Potencoi se BE-ja dëshiron që ta financojë këtë projekt me të cilin vend do të përforcohet zëri i grave, do të ndërtohen kapacitetet e organizatave nga shoqëria civile, të cilat janë aktive në luftën për të drejtat e grave.
Koordinatorja e përhershme e KB-së, Luiza Viton tha se qëllimi është që të tejkalohet korniza e dhunës familjare dhe të gjitha format e tjera të diskriminimit mbi gratë dhe t’i kushtohet vëmendje shkaktarëve, duke i përfshirë edhe normat shoqërore, stereotipet dhe shkaqet tradicionale, të cilat sjellin deri në dhunë ndaj grave.