“Mundësi dhe sfida për punësim të personave të ndjeshëm social” është tema e tryezës së rrumbullakët që sot e organizojnë Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë dhe Odës Zejtare të Qytetit të Shkupit.
Tryeza e rrumbullakët është e planifikuar në kuadër të projektit “Ndërmerr aksion për konkurrencë më të mirë në tregun e punës”, qëllimi i së cilës është që të kontribuojë drejt rritjes së pjesëmarrjes së 40 personave në rrezik social dhe personave, që janë nga aspekti social të përjashtuar në tregun e punës me qëllim të zvogëlimit të varfërisë.
Në tribunë do të mbajë fjalim ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, shefi i Delegacionit të BE-së në RM, Samuel Zhbogar, sekretari i përgjithshëm, i Kryqit të Kuq, Sait Saiti dhe kryetari i Odës Zejtare të Qytetit të Shkupit, Nikolla Petrov. Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit operativ për zhvillim të resurseve njerëzore 2007-2013 IPA komponentë.