Semafori i parë i deveve në botë (FOTO)

24

Zyrtarët në Kinën veriore kanë përuruar atë që ata e cilësojnë si semafori i parë në botë për devetë. Sinjali rrugor hyri në veprim të dielën në një zonë të njohur për turistët pranë Dunhuang City, në provincën Gansu.

Media shtetërore e vendit shkruan se xhirot në deve janë një nga atraksionet më të mëdha për turistët në zonë. Por vizitorët tani do të jenë të sigurt nga përplasjet e deveve, falë sinjalit të ri të trafikut, i cili bëhet jeshil për t’i lënë kafshët të kalojnë dhe të kuqe për t’i ndaluar ato.