“Semafori i pandemisë”, BE me sistem të ri mbrojtës

23

Bashkimi Europian ka prezantuar një “sistem semafori” unanim me zona të koduara në të gjelbër, portokalli dhe të kuqe. Kjo për t’ju dhënë një pasqyrë më të mirë të infeksioneve shtetasve që udhëtojnë në Europë. Por, si do të bëhet kategorizimi i shtetasve në ngjyrën përkatëse? E gjelbra është për rajonet që raportojnë më pak se 25 infeksione të reja për 100.000 banorë dhe rastet pozitive janë nën 4%. Portokallia vlen për rajonet që raportojnë më pak se 50 infeksione të reja dhe rastet pozitive janë mbi 4%. E kuqja shkon për ato rajone me më shumë se 50 infeksione të reja për 100.000 banorë me raste pozitive mbi 4%.

Të premten, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) në Stokholm do të publikojë një hartë të BE-së në faqen e saj të internetit, e cila thekson se cila ngjyrë është caktuar në një rajon të caktuar. Faqja tashmë ofron një përmbledhje të rregullave të udhëtimit për secilin nga 27 vendet anëtare të BE-së. Deri më tani, secili shtet anëtar i BE-së ka përcaktuar zonat e rrezikut sipas gjykimit të tij. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se kjo qasje krijoi një hartë të vështirë për t’u dëshifruar.

“Është e vështirë të dish se ku mund të udhëtosh, cilat rregulla duhet të ndjekësh kur të arrish atje dhe cilat rregulla zbatohen kur të kthehesh në shtëpi. Ne duhet të koordinojmë këto masa për ta bërë jetën më të lehtë për evropianët” u shpreh von der Leyen. Përpos semaforit standard të koronavirurit, ekziston gjithashtu një zonë gri për rajonet ku ka të dhëna të pamjaftueshme.

Comments are closed.