Shkup, 18 prill – Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani pret që në të ardhmen e afërt Prokuroria të dalë me fletëparaqitje ndaj personit i cili e kërcënoi atë.
“Disa herë ka qenë në Prokurori. Kryhen prova të cilat duhet t’i bëjë Prokuroria. Vazhdimisht jemi në komunikim edhe me MPB-në nëse duhet ndonjë intervenim, si dërgimi i një mesazhi në fejsbuk për të siguruar nëse ai është personi të cilin e kemi paraqitur se është kërcënuar. Procedura zgjat dhe pres që në të ardhmen e afërt të mbyllet ky rast dhe të dalë me fletëparaqitje në Gjykatë”, tha Selmani.
Sipas tij, Prokuroria tanimë ka kryer bisedë me personin e paraqitur.