Shkup, 8 mars – Konfirmohen kërcënimet ndaj kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë., Naser Selmani. Kërcënimi ndaj Selmanit ka ardhur nga kryetari i Degës së BDI-së në Çair, Bekir Asani, pas një statusi në Facebook, ku Selmani e quan “huligan” Asanin pas zënkë me një police që po tentonte ti heq veturën e parkuar gabimisht. Selmani, siç ka shkruar sot në FB, e ka lajmëruar rastin në polici, ndërsa shqetësim kanë shprehur edhe faktori ndërkombëtar në vend.
Ky është postimi i plotë i Selmanit në profilin e tij në Facebook:
“Nuk është hera e parë që kërcënohem dhe provokohem nga njerëz të afërt me BDI. Nuk i kam paraqitur ne publik sepse nuk kam dashur në asnjë moment të mendojnë kërcënuesit se vertët ua kam frikën.
I kam raportuar kërcënimet në polici thjeshtë për të lënë gjurmë nëse dikush prej dhunuesve të BDI përpiqet ti realizojnë kërcënimet.
Dua t’u faleminderohem të gjithë kolegëve për solidaritetin e tyre. I bind se SHGM, padallim kërcënimeve dhe shantazheve ndaj meje, nuk do të heq dorë nga misioni jonë i përbashkët, liria e fjalës në Maqedoni të jetë pjesë e jetëve tona, e jo angazhim deklarativ në Kushtetutë.
Vlerësoj reagimin profesional të ministrit të Punëve të brendshme, Oliver Spasovski dhe të policëve të përfshirë në këtë ngjarje, por këtë nuk mund ta them edhe për prokuroren Spasenka, e cila nuk ishte në gjendje ta kuptojë një kërcënim të drejtëpërdrejtë ndaj jetës time.
Faleminderoj edhe Përfaqësuesin e lartë të OSBE-së për lirinë e mediave, Harlem Dezir dhe mbarë korrin diplomatik në Shkup, i cili fuqishëm u ngrit në mbështetje të lirisë së fjalës në Maqedoni. Sot u informova se ky incident trajtohet në mënyrë shumë serioze në kontekst evropian pas vrasjes qyqare të dy kolgëve të mi në Malta dhe Sllovaki.
Fort besoj se qytetarët e Maqedonisë janë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave evropiane, të cilat janë të atakuara nga disa figura margjinale politike dhe dhunues”.