Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon masën e sigurisë arrest me burg për 28-vjeçarin Selman Aliaj, i cili vrau të atin Fejzi Aliaj me çekiç në kokë duke i hedhur më pas trupin në Liqenin e Farkës.
Me Kodin e ri Penal, Selmani rrezikon burgim të përjetshëm ndërsa Prokuroria ka kërkuar që të riut t’i kryhet dhe ekspertiza psiqike pasi në deklarime shfaq paqëndrueshmëri.
Përpara grupit hetimor, i riu ka thënë se ishte konfliktuar me të atin për shkak se ky i fundit kishte vendosur ta martonte pa dëshirën e tij dhe 74-vjeçari i kishte thënë se do e ndanin të dy nusen e ardhshme.