Shkup, 26 mars – Përmes një komenti lidhur me situatën e krijuar në fund në shtetin e Kosovës, Sefer Selimi ka dhënë disa qëndrime të tij përfshirë këtu edhe pyetje që duan përgjigje..
Zemërimi është burimi i shumë vendimeve të gabuara, përfshirë edhe qëndrimeve publike. Para se të kalëroni mbi anti-amerikanizmin me idetë neo-marksiste apo ndonjë forme tjetër ideologjike mundohuni t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve:
1. Kush është garant i pavarësisë së Kosovës në nivel ndërkombëtar? Në mungesë të ShBA-ve kush mund ta bëj këtë? (Tip: Nuk është EU)
2. Sa shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kush loboi, nxiti dhe bëri presion për to? (Tip: Nuk është Bexhet Pacolli?)
3. Kush përveç ShBA-ve ka kapacitet, vullnet dhe forcë për ta garantuar shtetësinë e Kosovës?
4. Në historinë 200-300 vjeçarëve (mos edhe më shumë) kur kanë qenë shqiptarët të reshtuar dhe u janë përputhur interesat me një aleat si Amerika? (Tip: nuk është aleanca me Rusinë, as me Kinën)
5. Kush mund të garantoj një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që do ti ruaj interesat e Kosovës? (Tip: Nuk është Rusia)
Para se të nxitni ide të rrezikshme që ujin e çojnë në mulli të huaj, ndaluni pak sa t’ju kaloj mllefi partiak dhe mendoni për pasojat. Nuk e kemi luksin të bëhemi as anti-europian as anti-amerikan. Dhe jo për shkak të servilitetit ndaj tyre siç kanë qejf disa Don Kishotë ta quajn por për shkak të realitetit politik në të cilin jetojmë. Zënkat dhe përplasjet brenda shtëpisë do të kalojnë, miqtë që na ndihmuan ta bëjmë shtëpinë nuk guxojmë ti humbim. Shteti është mbi partinë dhe preferencat tuaja politike- kuptojeni!
PS. Dhe boll mbajtët ligjerata për politikën amerikane se kush çka përfaqëson – #Persindeti është institucion dhe jo individ siç do kishin dashtë shumë vetë të besojnë, por për këtë ndonjëherë tjetër.
Zemërimi është burimi i shumë vendimeve të gabuara, përfshirë edhe qëndrimeve publike. Para se të kalëroni mbi…
Publiée par Sefer Selimi Jr. sur Jeudi 26 mars 2020