Uashington, 1 dhjetor – Selia zgjedhore e presidentit aktual të SHBA-së Donald Tramp sot i kontestoi rezultatet e votimit të zgjedhjeve presidenciale në shtetin federal Uiskonsin dhe paralajmëroi ankesë në Gjykatën Supreme, pas guvernatori i Uiskonsinit, Toni Evers dje e certifikoi fitoren e Xho Bajdenit në këtë shtet.
“Në procesin gjyqësor të sotëm, kemi përfshirë katër çështje me prova të qarta të kundërligjshmërive, të tilla si korrigjimi i kundërligjshëm i zarfave të votave të njerëzve që nuk u paraqitën në votime, përvetësimi i votave të parregullta dhe mbajtja e tubimeve të kundërligjshme të zgjedhjeve të quajtura “Demokracia në park”, thuhej në kumtesën nga selia e Trampit.
Ky është një ndër procedurat e ngritura gjyqësore të ekipit të juristëve të Trampit për shkak dyshimit të parregullsive në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 3 nëntor, në të cilat sipas rezultateve përfundimtare ka fituar kandidati i Partisë Demokratike, Xho Bajden.