Selia e SIBRIG nga viti 2020 në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 12 qershor – Republika e Maqedonisë së Veriut prej vitit 2020 deri në vitin 2026 do të jetë nikoqir i selisë së Brigadës për Evropën Juglindore – SIBRIG i cili është projekt më i rëndësishëm i Iniciativë për bashkëpunim të ministrave të mbrojtjes së EJL-së.

Këtë e theksoi sot zëvendës shefi i SHM-së së ARM-së gjeneral majori Azim Nuredini në deklaratën e dhënë me rastin e përfundimit të konferencës dyditore të zëvendës shefave të SHM-së së vendeve anëtare të kësaj Iniciative që u mbajt në Shkup.

Ai theksoi se në konferencë është nënshkruar edhe protokolli i gjashtë shtesë me të cilin kësaj brigade do t’i jepet impuls i ri për avancim të mëtutjeshëm të funksionimit të saj, ndërsa për rolin e nikoqirit armata jonë në vazhdimësi i ndërmerr të gjitha masat për mundësimin e kushteve për funksionalizim të plotë.

“Mund të krenohemi me faktin se RMV përveç pjesëmarrjes shtesë dhe kontributit në këtë brigadë do të jetë nikoqir i selisë së komandës së SIBRIG në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2026. Ky është edhe një dëshmi për avancimin tonë dhe arritje në fushën e kompatibilitetit dhe ndërveprimi me standardet e NATO-s. Këtë e dëshmojmë edhe me pjesëmarrjen tonë të këtij viti në 30 stërvitje ndërkombëtare nga të cilat më e madhe deri më tani në shtetin tonë, stërvitja ‘Goditje e vendosur’, e cila është në lëvizje të plotë dhe realizohet në poligonin e armatës ‘Krivolak’”, tha gjeneral majori Niredini.

Duke shprehur kënaqësi se jemi nikoqirë të kësaj konference në vitin kur do ta rrumbullaksojmë procesin e anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO, ai theksoi se në forum përveç ndarjes së përvojave dhe perspektivave janë sjell edhe konkludime me të cilat i kanë konfirmuar përcaktimet përmes përmirësimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit në mbrojtje që të përmirësohet edhe gjendja e përgjithshme rajonale e sigurisë.