Mund ti themi lamtumirë artit të baristëve, dhe përshëndetje “selfieccino”. Një lokal në Londër u ofron klientëve kafe me fytyrën e tyre mbi të. Në makineri ngarkohet një foto nëpërmjet smartphone, i cili përdor përbërës ushqimor për të vizatuar foton. “Zakonisht kafja të vjen me ndonjë arush, zemër, apo ndonjë pemë palme, por kjo është më personale”, thotë një kliente e lokalit. Për këtë në Londër kafja kushton edhe 2 paund ekstra. Madje disa e kanë të vështirë të pinë kafen. “Nuk dua ta pi, është shumë e bukur”, thotë një tjetër kliente.