Londër, 8 nëntor – Tetë tenistët më të mirë në botë, nga e diela e fillojnë betejën e turneut të fundit Masters në Londër, dhe ata tashmë janë në kryeqytetin britanik, dhe vendosën të bëjnë një fotografi të përbashkët.
Aleksander Zverev fotografoi, dhe ai, si dhe Medvedit, Timit, Cicipasit dhe Beretinit, duhet të ndjehen të nderuar që janë nën shoqërinë e treshes së trofeve Nadal-Gjokoviç-Federer.
Sipas numrit të grend-slem titujve të cilat i kanë fituar këta tenistë, gjithsej 55, kjo selfie është legjendare.
Të gjitha 55 grend-slemet janë të Federerit, Nadalit dhe Gjokoviçit, kështu të rinjve u mbetet të përpiqen t’i ndjekin gjurmët e tyre.(koha.mk)