Rasti më i fundit i autoshkrepjeve të rrezikshme mbërrin nga Indonezia. Një 16-vjeçare përfundoi me plagë të rënda në spital pasi u godit nga një tren në momentin që po pozonte me mikeshat e saj për një selfie pranë një hekurudhe. Ely Hayati u godit në pjesën e pasme të kokës. Mikeshat e saj thanë më vonë për policinë se ajo fluturoi disa metra nga përplasja. 16-vjeçarja u shoqërua menjëherë në spital, ku mjekët thonë se është në gjendje të qëndrueshme, por duhen pritur rezultatet e analizave për të kuptuar nëse e reja ka pësuar ndonjë dëmtim të pariparueshëm në tru apo jo.