Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri ka folur edhe njëherë për pasardhësin e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki. Ai ka theksuar se është në kontakt me disa personalitete nga komuniteti i trajnerëve dhe beson se deri në pranverë do të vijë zgjidhja e duhur.
“Pas ndarjes me mirëkuptim nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, i cili vërtet ka bërë një punë të madhe në një kohë të vështirë për tubimin e futbollistëve si krijimin e skeletit të Kombëtares, unë kam filluar të kontaktojë shumë personalitete nga komuniteti i trajnerëve, por ende nuk mund ta them asnjë emër konkret. Unë jam i interesuar shumë dhe, besoj se, në pranverën e ardhshme do ta kemi një përzgjedhës që do të i përmbush kriteret tona, konform objektivave tona”, ka thënë Vokrri për “Telegrafin”.
Kosovën në ndeshjen e fundit miqësore të fituar ndaj Letonisë e drejtoi ushtruesi i detyrës i seleksionuesit, Muharrem Sahiti.