Selami: vazhdon zhvillimi i vendeve rurale

Shkup, 9 tetor – Agjensioni për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, vazhdon me realizimin e projekteve.

Zv.drejtori i këtij dikasteri, Abdul-Selam Selami në rrjetin social fejsbuk, bën të ditur se intenzivisht punohet në Rrugën deri në fshatrat Patishka Rekë dhe Drzhillovo.

Projekti me vlerë 14 milion denarë, është finansuar nga Agjencia për mbështetje finansiare dhe zhvillim rural bashkë me Komunën e Sopishtës.