Shkup, 3 maj – Nga dita enjte nuk e bën gjumin rahat. Sa nga dhimbja, aq edhe nga tmerri. Feta Alimi nga fshati Orizare e Likovës, i punësuar në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit, është personi falë të cilit sot Ziadin Sela është gjallë. Edhe pse nuk pranon të thuhet kështu, Fetai në një rrëfim ekskluziv për gazetën KOHA thotë se nuk e kishte menduar kurrë që Parlamenti të shndërrohet në masakër nga huliganë të mbështetur nga partia politike në pushtet. Fetai për tetë vite me radhë është pjesëtar i sigurimit në Parlamentin e Maqedonisë. Ditën e enjte, si gjithmonë, kishte çelësat e derës kryesore, ndërsa nuk kishte besuar kurrë se pikërisht deputetët Kërste Mukovski dhe Sashe Vasilevski) do të hiqnin siguresat prej metali nga dera hyrëse. “Ne nuk dinim asgjë. Isha me tre kolegë, si gjithmonë në hyrjen kryesore. Në një moment, pa ditur se çfarë ka ndodhur brenda në seancë, filluan të… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)