Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në konferencën e sotme për media deklaroi se në kuvend u lumua për motive politike. “Nuk dua të merem me anën juridike, unë u sulmova politiksht në kuvend. Unë si lider i kësaj partie dhe ne si parti jemi munduar që nevojat e shqiptarëve që t’i artikulojmë. Ai ishte atentat ndaj nevojave të shqiptarëve, ndaj artikulimit politik të këtyre nevojave që ne si LR-PDSH i kemi bërë. Ne na vranë më 27 prill dhe ne u ringjallëm përsëri më 27 prill, ne do të vazhdojmë që t’i nevojat e shqiptarëve t’i artikulojmë politikisht,” u shpreh Sela.