Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në vendvotimin në SHFK “Aki Dika” në Livadhi e realizoi të drejtën e tij të votimit në referendumin e djeshwm.
“Si edhe të gjithë qytetarët e tjerë, edhe unë dola dhe votova këtu në vendlindjen time. Apeli im është që qytetari të dalë të vendosë sot për fatin e tyre. Është shumë e rëndësishme. Kjo është demokraci direkte referendumi, ku ata vetëvendosin për ardhmërinë e tyre”, deklaroi Sela.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më tepër në numër dhe të votojnë, të shprehin verdiktin e tyre.
“Duhet të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre. Kjo ditë është e rëndësishme për vetë faktin që njëherë e përgjithmonë do të bëhet shkëputja e një të vjetre nga e vjetra dhe do të nisim nga fillimi, prandaj e shohë të rëndësishme. NATO dhe BE-ja më tepër është demokraci, më tepër liri, më tepër mendim i lirë, shohë më pak procese të montuara politike, më pak drejtësi me dy standarde, më shumë drejtësi për të gjithë, më tepër zhvillim ekonomik, më tepër vende të reja pune”, theksoi lideri Sela.