Kandidati i Aleancës për shqiptarët për Strugën, Ziadin Sela ka votuar në vendlindjen e tij në Livadhi të Strugës. “Kjo është dita kur të gjithë ndjehemi të barabartë para kutive të votimit, ky është kuptimi i demokracisë. Sot votuesit bëjnë aleancë me njërin nga subjektet politike, shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjet lokale në katër vitet e ardhshme se kush do të menaxhojë me pushtetin lokal.
Në vendvotimin ku votova ishte qetë si çdoherë dhe shpresoj se do jetë i qetë i gjithë procesi zgjedhor në komunën e Strugës por edhe më gjerë, sepse jemi para një sfide dhe sfida kryesore e reformave të paralajmëruara është një proces i rregullt dhe i qetë zgjedhor”, ka thënë Sela, njëherësh lider i ASH-së.