Kryetari i LR-PDSH-së, Zijadin Sela, sot në ora 13 përmes një konference për shtyp në Tetovë do t’i përgjigjet publikut për të gjitha çështjet aktuale. Kjo do të jetë dalja e parë e tij para publikut që nga zhvillimet e dhunshme të 27 prillit në Parlament, ku ai e pësoi më së keqi. “Pas daljes së parë për mediumet pas ngjarjeve te 27 Prillit, kryetari Ziadin Sela do të japë përgjigje për të gjitha pyetjet aktuale në interes te publikut. Pas kësaj do të ketë edhe takim mes kryetarit Sela dhe mandatarit Zaev”, thotë për KOHA Faton Bexheti, zëdhënës i LR-PDSH-së. Sipas tij, pjesëmarrja eventuale e ASH në qeveri është e lidhur ngushtë me garancat e implementimit të pikave nga program politik i këtij subjekti. “E ritheksojmë se pjesëmarrja jonë në Qeveri ndërlidhet me garancat për implementimin e pikave prioritare të programit tonë politike dhe deklaratës së përbashkët të subjekteve politike shqiptare”, theksoi për KOHA Flakron Bexheti.