Tetovë, 10 mars – Ziadin Sela është rizgjedhur në postin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët në Kongresin e parë partiak i cili u mbajt në Tetovë.
Siç raporton TV Shenja, për të kanë votuar të gjithë kandidatët e pranishëm në kongresin e parë të partisë.
Gjatë votimit ka pasur vetëm një votë kundër dhe asnjë abstenim.
Sipas statutit partiak, kryetari i partisë ka të drejtë vetëm dy mandate ta drejtojë partinë.