Shkup, 11 dhjetor – Sot në kuadër të seancës gjyqësore për rastin e ndodhive të 27 prillit në gjykatë pritet të dëshmojë kryetari i ASH, Zijadin Sela në mbrojtje të Fetah Alimit, personit që ka shpëtuar Selën, por është një prej të akuzuarve për ndodhitë që ndodhën në parlament më 27 prill, transmeton koha.mk.
Paraprakisht duhet të paraqitet edhe ish kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski si dëshmitar.