Shkup, 25 dhjetor – Aleanca për shqiptarët do të qëndrojë në koalicionin qeveritar deri në votimin e Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve, deklaroi lideri i partisë Zijadin Sela. Sela dhe kolegu i tij partiak Surija Rushiti, erdhën në seancë për zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë, por pasi nuk u pranuan propozimet e tyre për ndryshimin e rendit të ditës gjatë votimit për ministër të ri të Shëndetësisë, ata e lëshuan seancën. Sela në një deklaratë për mediat në pauzën e seancën tha se ata të dy kanë votuar për rendin e ditës të kësaj seance të 27-të të Kuvendit. Nga dita në ditë ne sigurohemi edhe qytetarët, gjithashtu, se mbetet “makina për pastrimin” e mëkateve të kriminelëve dhe të politikanëve të korruptuar të cilët janë pjesë e pushtetit, tha Sela. Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për mbushjen e vendeve të zbrazëta në Qeveri, por për rikonstruimin e Qeverisë. “Kryeministri sot tha se nuk qëndron në marrëveshje, e cila u arrit kur u formua Qeveria, duke shtuar se qeveria e ka ndryshuar qëndrimin në lidhje me ndërtimin e Qendrës klinike dhe për atë janë paraparë mjete buxhetore”, tha Sela.