Shkup, 6 korrik – Lideri i Aeancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në tubimin e mbajtuar në Kumanovë, ka folur para qytetarëve për probemet dhe diskriminimet me të cilat ballafaqohen shqiptarët si etni në vend. Ai ka premtuar se puna e parë që do të bëjnë kur të vijnë në pushtet, është që të ndryshojnë ligjin për nënshtetësi, në mënyrë që çdo shqiptar të pajiset me këtë dokument. Ai theksoi se sot, qindra shqiptar nuk kanë nënshtetësi, edhe pse kanë lindur në Maqedoni. Sipas tij, kjo bëhet me tendencë që shqiptarët të paraqiten si pakicë.
“Me dhjetëra mijra janë shqiptarë që jetojnë këtu përpara se të ekzistojë Maqedonia dhe sot nuk kanë nënshtetësi. Kjo është dramë! Kjo bëhet vetëm e vetëm që me çdo kusht neve të na shndërrojnë në pakicë. Shqiptarët këtu kanë treguar se kanë kapacitete të destabilizojnë dhe ta mbajnë stabil shtetin dhe ky është definicioni i pakicës dhe pakica kurrë nuk është numerike. Brenda 100 ditëve ne do të ndërhyjmë në ligj për nënshtetësi, në mënyrë që çdo shqiptar që ka jetuar dhe jeton këtu në trojet e tyre ta marrë nënshtetësinë dhe njëherë e përgjithmonë t’i heqim këto shkaqe të turpshme ku shërbimet e shtetit të na paraqesin si të rrezikshëm për shtetin gjyshin dhe gjyshën tonë që është 90 vjeçar”, deklaroi Sela.
Ai po ashtu, ka folur rreth proceseve të montuara gjyqësore. Sela tha se pjesë e programit të koalicionit “Tash është koha”, është edhe rihapja e të gjitha proceseve gjyqësore për të cilat ka dyshime se janë ndikuar nga poitika.
“Ka ardhur koha që me 15 korrik t’i lemë mbrapa të gjitha kujtimet e errëta, ta sjellim ndryshimin dhe fitorën dhe nëpërmjet programit “Shtet për të gjithë”, gjykatësit dhe prokurorët evropian të vijnë këtu dhe t’i rihapin të gjitha gjykimet për të cilat ka dyshime se ka presione politike dhe vrasës përfundojnë në burg të pafajshëm të dënuar në procese të montuara të jenë të lirë. E keni të shkruar me hapa konkret në programin e koalicionit “Shtet për të gjithë”, deklaroi Sela.