Bartësi i listës për deputetë në zonën zgjedhore 6 i koalicioni “Tash është koha”, Ziadin Sela, bashkë me kandidatët e tjerë për deputetë të po kësaj zone, Hysni Ismailin, Adnan Nezirin, Ilire Dautin, Halil Snopçen, Afan Elezin dhe Mesir Selimin kanë vizituar sot disa vedbanime të Pollogut për të prezantuar platformën e koalicionit ‘Shtet për të gjithë’.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kandidatja për deputete nga kjo parti Ilire Dauti si dhe Ministri i kulturës nga radhët e Alternativës, Hysni Ismaili, kanë vizituar lagjen Centiskë, si dhe fshatrat e Malësisë së Tetovës Lisecin dhe Shipkovicën, informojnë nga zyra për media e koalicionit.