Sela duhet të dëshmojë për dhunën në Kuvend

Shkup, 19 shkurt – Deputeti dhe lider i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot në Gjykatën Penale duhet të dëshmojë për dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 27 prilli i vitit të kaluar.

Ai do të përballet me dhjetëra të akuzuar për përpjekje të vrasjes të tij.

Në seancën gjyqësore paraprake avokati i Ziadin Selës kërkoi dëmshpërblim për klientin e tij në vlerë prej 30 milion denarësh. Mjetet që kërkohen  si dëmshpërblim  janë për shpenzimet materiale për mjekimin e Selës, si dhe për shkaktimin e dhimbjes fizike, cënimin e integritetit personal dhe për frikën e pësuar .

Në këtë rast të akuzuar janë Kire dhe Cejo Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlovski-Kobra.