Sela do të dorëzojë padi private për sulmuesit, nuk përjashton Mukoskin dhe Vasilevskin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një deklaratë për Makfaks tha se i ndjek hetimet e Prokurorisë Themelore dhe se pret se cili do të jetë rezultati i tyre.

Sela shtoi se pas përfundimit të hetimeve, ai do të fillojë të dorëzojë padi private, por nuk zbuloi konkretisht se kë do të padisë.

“Prokuroria Themelore akoma po bën hetime, pasi të përfundojnë ato, unë do të dorëzojë padi private”, tha Ziadin Sela.

Në pyetjen se nëse paditë do të jenë edhe për personat të cilët i hapën dyert e Kuvendit, ai nuk u përgjigj konkretisht, por nuk përjashtoi mundësinë e kësaj.

Përndryshe, pesë persona të akuzuar për sulmin ndaj Selës me kërkesë të prokurorit publik janë arrestuar. Ndërsa deputetët Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski të cilët në inçizime shihen se hapin dyert e Kuvendit, akoma nuk janë ftuar në Prokurori.