Shkup, 1 prill – Po hapim fushatën presidenciale me kokën lartë, ballë lartë, krenar, pa pasur pikën e dyshimit për përcaktimin të cilin e kemi bërë, kështu filloi fjalën e tij, kreu i Alenacës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela në tubimin e parë elektoral të kandidatit për president Blerim Reka, raporton gazeta KOHA.
“Nuk kam pikën e dyshimit se rreth kandidaturës së profesor Blerim Rekës, janë të gjithë ato shqiptarë të një mend, të cilët kur nuk kanë hequr dorë nga vetja dhe kur nuk do të heqin. Është Blerim ai i cili në këto zgjedhje nuk i la shqiptarët pa mundësinë për ta zgjedhur shqiptari, shqiptarin. Është ai i cili do ti bëjë krenarë shqiptarët, pa përjashtim, pa ngjyra politike, qofshinë këto të Aleancës ose BESËS, qofshin ato të BDI-së ose PDSH-së”, tha kreu i ASH-së, Ziadin Sela para qytetarëve të Shkupit në sheshin “Skënderbeu”, përcjell gazeta KOHA.
Sela, potencoi se profesor Blerim Reka, do të jetë simbolika e madhështisë së shqiptarëve këtu në Maqedoni.
“Shqiptarët nëpërmjet Blerimit do të bëjnë një test këtu më 21 prill, se sa janë në këtë vend. Blerimi do të jetë treguesi më i mirë i madhështisë që e kanë shqiptarët këtu në trojet e veta. Reka është simbolika dhe dëshmia që na tregon se farë ka ndodhur me shqiptarët në të kaluarën. Në kohën kur na servohej vëllzërim bashkimi, ashtu si sot na serv ohet një jetë e përbashkët për të gjithë që është e rrejshme”, theksoi Sela. (koha.mk)