Sekullovska: Lëvizjet e qeverisë në Sofje ishin të pritura

37

Shkup, 1 dhjetor – Vetoja bullgare dhe lëvizjet e Sofjes zyrtare për gazetaren Biljana Sekullovska ishin të pritura pas asaj sesi rrodhën ngjarjet. Siç vlerësoi ajo në në emisionin e sotëm “200” në Alsat, udhëheqja e qeverisë Bullgare tashmë e ka thënë “Jo-në” historike për integrimin evropian të Maqedonisë.

Ne nuk jemi amatorë politikë, hapat e tilla nga Bullgaria ishin të pritura. E çfarë do të ndodhë më 8 dhjetor … Zaharieva, Karakaçanov, Bojko Borisov, njoftuan se vula është vendosur, dera është përplasur, sepse ata kanë goditur tavolinën dhe thanë “Jo-në” historike! Merkel tha se ajo po shpresonte, por askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë,” tha Sekullovska.