Shkup, 31 mars – Sektorët me aktivitet ekonomik në vend gjatë vitit 2018 krijuan 1143 mijë tonë mbeturina, prej tyre 98,21 për qind janë të parrezikshme, ndërsa 1,79 për qind mbeturina të rrezikshme, kumtoi Enti shtetëror për statistika, informon Koha.mk
Të dhënat tregojnë se më së shumti mbeturina krijon industria përpunuese – 531 mijë[ tonë apo 46,54 për qind.
Në këtë vit gjithsej janë trajtuar 1.142 mijë tonë mbeturina. Sasia e mbeturinave të ricikluara paraqet 524 mijë tonë. Më së shumti janë ricikluar mbeturina nga metalet, metalet e pangjyrosura, mbeturina nga letra dhe kartoni dhe mbeturina nga plastika. Nga mbeturinat e krijuara, 1.145 tonë janë mbeturina të deponuara. (koha.mk)