Harun Yahya është lider i këtij kulti seksual. Ai ka edhe një stacion televiziv turk, ndërsa moderon një emision televiziv fetar. Pesë femra e shoqërojnë atë gjatë emisionit, të veshura me qerpikët false dhe me një grim të çuditshëm. Bisedat në emision shpesh zhvillohen në atë se di materializmi e darvinizmi kanë vdekur dhe se si Recep Tayyip Erdogan është një nga figurat kryesore të botës. Haruni vishet me Armani, ndërsa emri i tij i vërtetë është ndryshe.
Ai është Adnan Oktar, një nga 50 myslimanët më me influencë në botë, që shkruan për Huffington Post. Sekti dhe kulti që ai drejton ka botuar mbi 300 libra. Në vitin 1990, ai e themeloi Bilim Araştırma Vakfı, që mediat e huaja e quajnë “sekt sekret islamik”, organizatë kulti e cila ndihmon sidomos propagandën në përkrahje të Erdoganit. Thuhet se pjesëtarët e këtij kulti ofrojnë edhe shërbime seksuale.
Sekti thuhet se e ka selinë në Silivri, qytet afër Stambollit, i njohur për lule. Këtu burimet tregojnë se sekti fetar seksual mund të ofrojë shërbime seksuale në këmbim të parave, shkruan Balkanist. Në fakt, ky sekt në Turqi konsiderohet një subkulturë në vetvete, e fuqishme dhe çdoherë e më shumë e pranishme në territorin e shtetit ku ndodhi së fundmi referendumi. Në mes të Oktar dhe Erdogan ka lidhje të forta. Në vitin 1994, Partia e Punës Islamike fitoi vota të mëdha në Stamboll dhe në Ankara.
Në këtë kohë, Erdogani edhe nisi lidhjen e tij me sektin në fjalë. Madje, në tetor 2014-të, kur Erdogani vizitoi Prizrenin, anëtarë të të sektit u afruan tek Edi Rama dhe tek Hashim Thaqi për të shpërndarë afishet e tyre, ndërsa morën edhe aprovimin e Erdoganit. Oktar është pro-erdogan, ndërsa ka thënë në deklaratat e tij se Erdonani është një burrë Anatolian, pa ndonjë të keqe në jetën e tij, dhe i cili duhet ta sundojë Turqinë deri në fund të botës