Shkup, 6 mars – Seksioni i grave pranë Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) mbështet ndriçimin e rastit me policen e cila u sulmua nga një funksionar i lartë i BDI-së.
Kryetarja e e Seksionit të grave pranë LSM-së, Elizabeta Gelevska sot, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve, deklaroi se kjo duhet të bëhet në mënyrë që të ruhet dinjiteti edhe i profesionit edhe i gruas në vendin e punës që e kryen.
“Në të vërtetë edhe Sindikata e policisë e cila është anëtare e LSM-së dha urdhër që të hetohet rasti me qëllim që të ruhet dinjiteti edhe i profesionit edhe i gruas e cila në vendin e punës e kryen punën e vet”, deklaroi Gelevska para fillimit të Konferencës për mbështetje të fushatës “Parandalimi i dhunës ndaj grave dhe burrave në botën e punës”.