Ronela Hajati është këngëtarja shqiptare që njihet për lëvizjet që bën në kërcime sa herë shfaqet në spektakle muzikore, ku vihen re format e saj trupore.
Ajo njihet për një trup të mbushur, ku shpesh herë hidhen dyshime nëse merret me palestër. E ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’, Ronela ka treguar të vërtetën e formave trupore, që e bëjnë të duket gjithmonë mirë.
Duke pranuar se kohët e fundit ka shtuar në peshë, këngëtarja tha: “Unë vesh nga dy palë geta, sepse të mbledhin dhe trupi duket perfekt. Beyonce vesh 4 palë!”
Me komentin e saj, vajzat mësuan një mënyrë të re për tu dukur bukur në daljet e tyre pa patur nevojë që të ushtrohen në palestër apo të mbajnë dietë.