Seks në parkingun e varrezave, gjobë e frikshme për 42-vjeçarin

“Aventura seksuale” në parkingun e varrezave i ka kushtuar shtrenjtë një 42 vjeçari në Itali.

Mbrëmja “hot” në makinë ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe një gjobe prej 20 mijë euro, nga 10 mijë për kokë për burrin dhe prostitutën me të cilën kreu marrëdhënies seksuale.

Të dy ishin fshehur në parkingun e varrezës kryesore në qendër të Padovës, por “performanca” e tyre tërhoqi vëmendjen e karabinierëve. Policia i ndërpreu teksa ishin të zhveshur dhe po kryenin aktin seksual. Gjoba ndaj tyre u lëshua pasi akuzohen për akte të turpshme në një vend publik.