Para gjashtë muaj u zbulua se profesoresha Mary Beth Haglin, kishte pasur një aferë me njërin prej nxënësve të saj. Ajo ka marrë një dënim prej 360 ditëve burg, për abuzim seksual të nxënësve. Ajo, zbulohet se kisha kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës të saj 17 vjeçar, në një shkollë të mesme të Uashingtonit. Gjatë intervistës profesoresha ka pranuar se ata kanë pasur marrëdhënie seksuale pothuajse çdo ditë dhe atë në makinën e tij, në shtëpinë e nënës dhe babait të tij. Por thotë se nxënësi e kishte joshur atë dhe se vetë ishte viktima, duke treguar që pas largimit nga shkolla filloi të merret me vallëzim “Belly Dance”. Ka treguar po ashtu se ka dashur që të ndërprejë marrëdhëniet me nxënësin, por që ishte kërcënuar se do të tregonte për çështjen e tyre.