Portieri i Bajernit, Manuel Nojer, paskësh ruajtur një sekret prej thuajse një dekade. Kapiteni i rekordmenëve aktualisht është i dëmtuar në një nga kockat metatarsale të këmbës së majtë dhe duhet pritur deri në janar që të rikthehet në fushë, por ky problem nuk është diçka e re për të. Përveç operacionit të sezonit të kaluar dhe këtij të fundit, Nojer është operuar edhe një herë tjetër.
Bëhet fjalë për të njëjtin problem, por në këmbën e djathtë. Ai ka rreth nëntë vite që luan me një pjatë metalike mes kockave të tij dhe pa asnjë problem! Lajmi, në fakt, nuk është se është mbajtur i fshehtë, por në medie nuk është vënë në pah asnjëherë me bujë. Të paktën, jo në kohën kur është bërë personazh publik. “Në këmbën e djathtë kam pasur të njëjtin dëmtim te Shalke 04 në vitin 2008. Atëherë u përdor një metal, të cilin ende e kam”, – tha Nojer një javë para dëmtimit të tij të fundit në “Sport Bild”. “S’kam pasur kurrë probleme me të dhe ndihem rehat, madje”, deklaroi shtoi ai.