Atalanta po bën një tjetër sezon të shkëlqyer dhe me Gasperinin në krye të pankinës, ekipi bluzi duket një forcë e pandalshme. Fizionomia e lojës së Gasperinit dihet, pasi trajneri i jep me shumë prioritet fazës sulmuese.
Si pasojë, Atalanta është një makineri golash. Djemtë e Gasperinit kanë shënuar më shumë se të gjithë në Serie A dhe në plot 14 sfida, kanë shënuar më shumë se 3 gola brenda 90 minutave.
Jo vetëm kaq, pasi golat e Atalantas vijnë dhe stoli. Luis Muriel, sulmuesi i cili ka luajtur diçka më shumë se 900 minuta këtë sezon, shpeshherë ka ardhur nga stoli dhe ka arritur në kuotën e 15 golave. Një ekip i frikshëm!