Ndodh shpesh të themi se gjatë ditës ndihemi të lodhur, se nuk kemi përqendrimin e duhur, humorin dhe aftësinë për të bërë diçka. Gjithçka lidhet me gjumin dhe me aktivitetin e trurit tonë. Nëse flini aq sa duhet dhe siç duhet, ju do shihni që gjithçka do të jetë normalizuar. Ja se cilat janë rregullat që duhet t’i vendosni vetes!
– Respekto oraret. Flini çdo natë në të njëjtën orë. Vini re se kur ndjeni lodhje në mbrëmje, e kur të mos i rezistoni dot më, atëherë shkoni në shtrat për të fjetur. Zgjohuni në mëngjes gjithmonë në një orë fikse. Do shihni se nëse respektoni çdo natë orarin e gjumit, po në të njëjtën orë do zgjoheni çdo ditë, pa pasur nevojë për alarm.
– Ndonjëherë “gjumë pasditeje”. Gjumë të shpejtë, për të rikthyer orët e humbura. Nëse ndodh që gjatë një dite nuk keni respektuar orarin e gjumit, atëherë rikuperoni atë me dhjetë minuta. Do e shihni që do ndiheni më të freskët dhe më të çlodhur.
– Shmang gjumin para gjumit. Jo gjumë, përpara gjumit. Ndodh të “kapni mat” veten ndonjëherë e të shihni se jeni duke fjetur në divan gjatë orëve të mbrëmjes, shkruan albeu. Zgjohuni! Bëni diçka që t’ju vërë në lëvizje dhe jini të përpiktë me orarin që i keni çdo natë.