Sekretet e errëta të Perandorisë otomane: HARAÇI I DJEMVE

Osmanët prodhonin një përshkrim të detajuar të çdo djali, në mënyrë që ata të gjurmoheshin, nëse arratiseshin

77

Një nga karakteristikat më famëkeqe të sundimit të hershëm osman ishte edhe devsirme (“thirrja”), nja haraç që paguhej me djem të rinj nga shtete të krishterë të Perandorisë. Shumica e djemve regjistroheshin në Korpusin e jeniçerëve, ushtria e skllevërve-ushtarë që ishin në ballë të pushtimeve osmane.

Haraçi kërkohej jo rregullisht, por në varësi të nevojave që mund të kishte për fuqi punëtore dhe në shënjestër ishin djem të moshës 12-14 vjeç, kryesisht nga Ballkani. Zyrtarët osmanë mblidhnin të gjithë djemtë në fshat dhe kontrollonin emrat e tyre me regjistrat e pagëzimit nga kishat vendase. Ata pastaj zgjidhnin më të fortët, ndoshta duke marrë një djalë nga çdo 40 familjeve. Djemtë më pas grupoheshin dhe marshonin për në Stamboll, teksa më të dobëtit vdisnin rrugës.

Osmanët prodhonin një përshkrim të detajuar të çdo djali, në mënyrë që ata të gjurmoheshin, nëse arratiseshin. Në Stamboll, djemtë bëheshin synet dhe konvertoheshin me forcë në Islam. Më të pashmit apo inteligjentët dërgoheshin në pallat, ku ata trajnoheshin për t’u bashkuar me elitën perandorake. Këta djem mund të aspironin për të arritur gradat më të larta, dhe shumë u bënë pashallarë ose vezirë. Pjesa tjetër e djemve u bashkoheshin jeniçerëve.

Së pari, ata dërgoheshin për të punuar në një fermë për tetë vjet, ku mësonin turqisht dhe bëheshin më të fortë. Në të njëzetat, bëheshin formalisht jeniçerë, ushtarët elitarë të perandorisë që i nënshtroheshin disiplinës së hekurt dhe indoktrinimit. Ka pasur përjashtime për haraçet. Ishte e ndaluar për të marrë fëmijën e vetëm të një familje, apo bijtë e atyre të cilët kishin shërbyer në ushtri. Sistemi i haraçit mori fund në fillim të shekullit të 18, kur bijtë e jeniçerëve u lejuan të bëhen jeniçerë.

Comments are closed.