Nëse keni menduar që vaji i arganit është gjëja kryesore që gratë nga Maroko e përdorin, atëherë mendoni edhe njëherë ngase ka shumë sekrete të tjera të bukurisë. Ja disa këshilla:
SAPUNI I ZI NGA AFRIKA. Ky sapun është i pasur me vitaminën E gjë që mundëson të keni lëkurë perfektë dhe përpos kësaj ai përmban erë shumë të mirë.
VAJI I TRËNDAFILIT. Përdorni vajin e trëndafilit për larje të trupit dhe fytyrës në mënyrë që të ju shkëlqejë dhe të ju pastrohet lëkura.
ÇAJI I GJELBËR. Lani fytyrën me çaj të gjelbër të vakët në mënyrë që të pasuroni lëkurën me vitamina dhe ta pastroni atë ngase ky çaj përmban shumë antioksidantë.