Kumanovë, 7 prill – Sot, sekretari shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë, Vladimir Miloshev ka qëndruar për vizitë në spitalin e qytëtit të Kumanovës ku ka realizuar takim me menaxhmentin e këtij institucioni shëndetësorë.
‘Sot me ministrin kemi vizituar spitalin e përgjithshëm të Kumanovës ku kemi realizuar takim pune me menaxhmentin e spitalit. Jemi informuar mbi gjendjen e pacientëve të hospitalizuar dhe të sëmurë me Covid19. Pas analizës së gjendjes momentale, kemi dakorduar hapat e rradhës për një përballje më të mirë me epideminë’, ka shkruar mes tjerave Miloshev.(koha.mk)