Seul, 7 tetor – Sekretari shtetëror i SHBA-së, Majk Pompeo mbërriti në Phenian dhe do të ketë takim me liderin koreanoverior Kim Xhong-un i fokusuar në denukrealizimin e Gadishullit korean dhe vendosje të paqes. Pompeo mbërriti në kryeqytetin koreanoverior nga Tokio ku dje kishte takim me kryeministrin e Japonisë, Shinxo Abe dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Taro Kono. Sekretari amerikan i shtetit do të udhëtojë për në Seul që ta informojë presidentin e Koresë së Jugut Mun Xhae-in për bisedimet në Phenian. Gjatë ditës së nesërme do të udhëtojë për në Pekin në takime me persona zyrtarë kinezë.