Sekretari shtetëror Aziri vizitoi sipmoziumin e dytë ndërkombëtar të artit “Struga 2018”

Shkup, 22 qershor  – Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri sot qëndroi për vizitë në Simpoziumin ndërkombëtar të artit “Struga 2018”, ku pjesëmarrës janë rreth 40 artistë të njohur nga 20 shtete të botës.

Ky aktivitet ndërkombëtar organizohet nga Shoqata për Art dhe Kulturë SILINDAR’T me financim nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë, Komuna e Strugës si dhe donatorë të tjerë. ndërsa kurator i ekspozitës është artisti Burhan Ahmeti me koordinatorët: Verim Zendeli, Teuta Hoxha Imeri dhe Kristina Zaturovska. Konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme në fushën e artit pamor për qytetin e Strugës dhe vlerësohet si një kontribut me peshë për zhvillimin e turizmit përmes aktiviteteve kulturo-artistike me karakter ndërkombëtar.

Aziri, përshëndeti pjesëmarrësit dhe përgëzoi organizatorët për këtë arritje në fushën e artit duke inkurajuar artistët që mos të ndalen me projektet e tyre sepse përmes artit e bukura e çdo vendi del në pah.
Ndërkaq Ministria e kulturës do të vazhdojë të mbështesë vlerat dhe pasuritë që përmes artistëve prezantohen në vend e më gjerë.