Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier sot vjen për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë. Sipas paralajmërimeve, Zanier pritet të bisedojë me presidentin Gjorge Ivanov, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe me përfaqësues të partive parlamentare politike.