Shkup, 13 qershor – Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland e përshëndeti marrëveshjen për kontestin për emrin të arritur midis kryeministrave të Maqedonisë dhe të Greqisë.
“Kjo marrëveshje vjen për një kohë të gjatë. Tregon se të folurit, të dëgjuarit dhe të kuptuarit për brengat e ndërsjella na mundësojnë të gjejmë zgjidhje madje edhe për problemet më të rënda. Liderët e të dyja vendeve anëtare dhanë shembull për bashkëpunim dhe vullnet të mirë për vendet e tyre dhe për të gjithë Evropën”, thotë Jagland, në deklaratën me shkrim me rastin e marrëveshjes.
Këshilli i Evropës është organizatë ndërkombëtare e themeluar në vitin 1949, me mision për promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe qeverisjes të së drejtës në Evropë. Në të bëjnë pjesë 47 vende.